Sadat Rama rrëfen se si e rrahën serbët deri në alivanosje

Aktuale

Sadat Rama rrëfen se si e rrahën serbët deri në alivanosje

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 15:58
Sadat Rama nga Kroi i Vitakut

Sadat Rama nga Kroi i Vitakut, i cili raportohet se është rrahur me shkopinj nga dy të rinj serbë, rastin e ka paraqitur në stacionin verior të policisë në Mitrovicë.

Veç tjerash ai ka njoftuar dhe drejtuesit e Mitrovicës jugore, ku është pritur nga nënkryetari Faruk Mujka.

Rama i cili është rrahur  derisa ka mbetur i alivanosur ka thënë se ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes veriore ‘’Lugina e Doktorëve’’ para ndërtesës së ngritur nga Qeveria e Serbisë.

‘’Isha duke u kthyer në shtëpi rrugës që kalon nëpër “Luginën e Doktorëve”, kur papritmas më janë ofruar dy të rinj që flisnin serbisht dhe kanë filluar së pari të shajnë e pastaj të më qëllojnë me shkopinj prej druri nëpër tërë trupin. Më kanë goditur përderisa jam rrëzuar në tokë dhe jam alivanosur, duke mbetur aty për disa minuta i shtrirë, pa më ofruar askush ndihmë’’ ka rrëfyer Rama, thuhet në komunikatë.

Viktima Sadat Rama ka thënë se ka kërkuar ndihmën e mjekut ku dhe i janë konstatuar lëndime serioze trupore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat