Vulin: Ivanoviq është i pafajshëm

Aktuale

Vulin: Ivanoviq është i pafajshëm

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 16:22
Ministri i Punës, Aleksandar Vulin

Ministri i Punës, Aleksandar Vulin ka thënë se është i kënaqur që Oliver Ivanoviq më në fund do ta sheh familjen e tij, por është  shumë i trishtuar që një njeri i pafajshëm ende duhet që ta vërtetojë pafajësinë e tij.

Ai ka shtuar se për këtë rast, duhet të jetë e trishtuar e gjithë Evropa.

Ky reagim i tij erdhi në ditën kur Gjykata Themelore në Mitrovicë vendosi që t`ia zëvendësoj masën e paraburgimit me arrest shtëpiak.

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vendosur javën e kaluar që Ivanoviq t`i përsëritet gjyqi, pasi u hodh poshtë vendimi i shkallës së parë me të cilin ai u dënua me nëntë vjet burgim.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat