Anton Berisha: Matja e territorit nga ky komision është një absurditet i vërtetë

Aktuale

Anton Berisha: Matja e territorit nga ky komision është një absurditet i vërtetë

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 18:18
Anëtari i Kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha

Anëtari i Kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, po i cilëson gjetjet e Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, si jo valide.

“Matja e territorit nga ky komision është një absurditet i vërtetë. Në qoftë se komisioni është në rregull, ky komision do ishte dashur të ishte permanent me vite derisa të përfundonte procesi i demaskimit e jo të matej tash”.

Berisha gjendet përballë zëvendësministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, dhe është shprehur se demarkimi i kufirit me Malin e Zi nuk është çështje partiake.

“Kjo është një çështje me rëndësi kombëtare dhe ne kemi kërkuar një konsensus rreth saj. Kufiri nuk është vetëm çështje teknike, por edhe politike, historike dhe kombëtare”.

Ai ka thënë se kushti për liberalizim të vizave iu është bërë vetëm Kosovës dhe asnjë vendi tjetër.

“Nuk ka asnjë shtet në rajon që ka qenë i kushtëzuar sikurse Kosova për liberalizimin e vizave. Kroacia nuk e ka të zgjidhur me asnjë shtet çështjen e demaskimit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat