Gecaj: Opozita e zmadhoi problemin me Demarkacionin

Aktuale

Gecaj: Opozita e zmadhoi problemin me Demarkacionin

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 18:21
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ëshstë shprehur se opozita nuk kanë dashur vet që t’i dërgojnë ekspertët e tyre në   Komisionin për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Komisioni nuk është përbërë nga ekspertët shtetërorë, por ekspertë krejt të tjerë. Aty iu është dhënë mundësia edhe opozitës që të dërgojë ekspertë por nuk e kanë dërguar”.

“Për çdo gjë mund të debatohet”.

Gecaj që gjendet përball me anëtarin e AAK-së, Anton Berisha, ka thënë se Kosova ka humbur tokë me demarkimin e kufirit me Maqedoninë, e nuk do humbet me demarkimin me Malin e Zi.

“Çështja e demarkacionit me Malin e Zi, është problem shumë më i vogël se sa ajo e demarkacionit me Maqedoninë. Kemi humbur pak territor, mirëpo nuk ka pasur opozitë që të shkaktojë probleme dhe ta shfrytëzojë atë gjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat