Hajdari: Incidenti nuk mund t’i zbeh të arriturat e AKP-së

Aktuale

Hajdari: Incidenti nuk mund t’i zbeh të arriturat e AKP-së

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 19:08
Hajdari

Përderisa Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte hapur valën e radhës së privatizimit, gjatë ditës së sotme, ka ndodhur një incident jashtë sallës ku mbahej aktiviteti AKP-së.

Këtë informacion e ka konfirmuar për KosovaPress edhe Policia e Kosovës. Dhe të njëjtin informacion nga Policia e Kosovës, në lidhje me këtë incident, e ka marr edhe  drejtori i AKP-së, Ekrem Hajdari.

Sipas tij, incidenti nuk mund t’i zbehë të arriturat e procesit për hapjen e ofertave të shitjes së aseteve të realizuara nga kjo agjensi.

Hajdari: Incidenti ka ndodhur jashtë Pallatit të Rinisë

“Në fakt ne jemi informuar nga Policia e Kosovës për këtë incident. Incidenti ka ndodhur jashtë Pallatit të Rinisë, është konfirmuar edhe nga organet policore. Dhe mendoj që kjo nuk do duhej të zbehte të gjithë punën e atij procesi, për të rikthyer gjithë këtë proces në binar. Jemi dëshmitar të tri valëve që po realizojnë mbi 150 shitje, 150 kontrata do të nënshkruhen dhe incidente të këtilla nuk besoj që reflektojnë në asnjë proces që kemi bërë deri më tani. Janë incidente të izoluara dhe kanë ndodh jashtë premisave të ceremonisë së shitjes dhe konsiderojmë që nuk kanë pasur të bëjnë me procesin tonë”, deklaroi Hajdari.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për KosovaPress se incidenti ka ndodhur  jashtë sallës së Pallatit të Rinisë, rreth orës 11:00, me ç’rast është arrestuar një person i dyshuar, nga i cili incident dy persona kanë marrë lëndime trupore. Ahmeti nuk ka dhënë detaje tjera të incidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat