Krasniqi ua kujton betimet e dhëna ushtarëve të UÇK-së dhe deputetëve të Kuvendit

Aktuale

Krasniqi ua kujton betimet e dhëna ushtarëve të UÇK-së dhe deputetëve të Kuvendit

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 22:52
Jakup Krasniqi

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, përmes një shkrimit në Facebook ua ka përkujtuar ushtarëve të UCK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës se cili është betimi që kanë bërë, duke kërkuar që t’ju qëndrojnë besnik këtyre betimeve.

Ja shkrimi i tij:

PËRKUJTUES PËR ISH USHTARET E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE DEPUTETËT E KUVENDIT TË KOSOVËS

Kjo vlen posaçërisht për zyrtarët e lartë të shtetit që vijnë nga Lëvizja Çlirimtare Kombëtare dhe UÇK-ja!

Betimi i ushtarit të UÇK-së

”Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t’i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem më ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!”

Betimi i deputetit

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.” Betohem!

Se paku t’i qëndroni besnik betimit të dytë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat