Aktakuzë ndaj sulmuesve të Konsullatës Turke në Prizren

Aktuale

Aktakuzë ndaj sulmuesve të Konsullatës Turke në Prizren

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 11:40
Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave me inicialet I.S., Eg.S., B.S.,Ed.S. dhe B.B., që të gjithë nga Prizreni, nën dyshimet se të njëjtit kishin sulmuar Konsullatën Turke në këtë qytet.

Sipas aktakuzës të pandehurit akuzohen semë 28 nëntor të vitit kaluar “në cilësi të bashkëkryerësve kanë kryer një sulm të dhunshëm mbi objekte zyrtare të një personi nën mbrojtje ndërkombëtare, kur akti i tillë ka gjasë të rrezikojë personin ose lirinë e tij”.

Siç thuhet në një njoftim për media të kësaj prokurorie, pesë të pandehurit “në cilësi të bashkëkryerësve kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm për jetën e njerëzve dhe pasurisë, pasi që kanë gjuajtur me koktej molotovi dhe me kubëza betoni në drejtim të kësaj konsullate, me ç’ rast është shkaktuar zjarri në ndërtesë, dhe ka pasur gjasë të madhe të rrezikojnë lirinë e Konsullit dhe personave të tjerë në atë Konsullatë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat