Thaçi: Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradinca, binom të rezistencës

Aktuale

Thaçi: Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradinca, binom të rezistencës

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 12:02
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në akademinë përkujtimore për Shaban Polluzhën dhe Mehmet Gradicën

(E plotësuar) - Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica në 72 vjetorin e rënies, janë përkujtuar me një akademi përkujtimore të organizuar nën patronatin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke vlerësuar lart këto dy figurave historike, presidenti Thaçi tha se Kosova do t’i nderojë gjithmonë të gjitha figurat që dhanë kontribut për lirinë e saj. Sipas presidentit, Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, u bënë një binom i rezistencës së parë, i kryengritjes së parë antikomuniste në Evropën Juglindore.

Presidenti Hashim Thaçi tha se Shaban Polluzha kishte përvojë ushtarake dhe përjetime jetësore nga më të ndryshmet.

Thaçi: Shaban Polluzha mbetet një nga figurat historike

“Shaban Polluzha kishte përvojë luftarake dhe përjetime jetësore nga më të ndryshmet. Që në rini kishte përjetuar pikëtakimin e kufijve të perandorisë austro-hungareze dhe mbretërisë bullgare në tokat e vendlindjes së tij. Kishte përjetuar burgosje dhe padrejtësi të pareshtura që i bëheshin familjes së tij dhe gjithë bashkëkombësve, por, periudha më e rëndë, më e gjatë dhe gjithmonë e errët ishte ajo e sundimit të Serbisë, pavarësisht a ishte nën ombrellën e mbretërisë jugosllave, me emër të njërit ose tjetrit regjim serb. Komandanti Shaban Polluzha mbetet një nga figurat historike që bëri emër në emër të mbrojtjes së shqiptarëve”, tha presidenti Thaçi.

Ai shtoi se kur doli hapur strategjia e ripushtimit të Kosovës në mbarim të luftës së Dytë Botërore, komandantit Shaban Polluzha iu bashkua edhe një luftëtar tjetër antikomunist, Mehmet Gradica.

Thaçi: Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica u bënë një binom i rezistencës së parë

“Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica u bënë një binom i rezistencës së parë, i kryengritjes së parë antikomuniste në Evropën Juglindore. Ishin dy personalitete dhe bashkë me shumë bashkëluftëtarë të tjerë që e filluan këtë rezistencë të fuqishme. Ishin dy personalitete të moshave të ndryshme, por i bashkoi ideali i njëjtë, i bashkoi fati i njëjtë, radhitja nga ana e popullit të pambrojtur. Dhe për mbrojtjen e tij, ata nuk kursyen asgjë”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, fillojë fjalimin e tij duke treguar shkrimin që kishte bërë një gazetar britanik gjatë luftës së Kosovës, duke thënë se djemtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë pasardhës të Shaban Polluzhës.

Veseli: Ushtria Çlirimtare e Kosovës pasardhëse e Shaban Polluzhes

“Me 1998 kur filloj lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një gazetarë britanik që kishte ardhur për të përcjellë ngjarjet dramatike që po ndodhnin në vendin tonë ato ditë do të shkruante. Nuk është e rastësishme pse në luginën e Drenicës po ndodhin këto përplasje të armatosura, djemtë që po e quajnë vetën Ushtria Çlirimtare të Kosovës janë pasardhës të luftëtarëve të dikurshëm të Shaban Polluzhës”, tha ai.

Sipas Veselit, në asnjë vend të Kosovës nuk ka mbetur pa u përmendur pushka e lufta e Shaban Polluzhës. Ai tha se e vazhduam luftën që e nisi Shaban Polluzha, por krijuam aleatë ndërkombëtarë kundër komunizmit jugosllav.

Sipas Veselit, tani 72 vjet pas vdekjes së Shaban Polluzhës, Kosova është shumë më ndryshe, si asnjëherë tjetër gjatë historisë, Kosova është e sigurt në fatin e vet.

Ndërsa, Sabit Syla, drejtor i Institutit të Historisë së Kosovës, tha se historia e një kombi nuk mund të njihet pa thesarin dhe trashëgiminë e të parëve tanë.

Syla: Duhet ta rikthejmë kujtesën në periudhat e lavdishme të historisë

“Historia e një kombi nuk mund të njihet pa thesarin dhe trashëgiminë e të parëve tanë dhe vazhdimisht duhet ta rikthejmë kujtesën tonë në periudhat e lavdishme të historisë tonë kombëtare. Akademia e sotme e cila po mbahet ka një rëndësi të veçantë në historinë e re shqiptare, si një afirmim i fuqishëm i identitetit politik të Kosovës , për të nderuar dhe respektuar jo vetëm Shaban Polluzhën e Mehmet Gradicën por të gjithë luftëtaret bashkëkohanik të tyre”, tha ai.

Komandantët Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica ishin vrarë nga ushtria jugosllave më 21 shkurt 1945.

Thaçi: Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica nuk kursyen asgjë për mbrojtjen e popullit

Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica janë përkujtuar në 72 vjetorin e rënies me një akademi përkujtimore të organizuar nën patronatin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Duke vlerësuar lart këtyre dy figurave historike, presidenti Thaçi tha se Kosova do t’i nderojë gjithmonë të gjitha figurat që dhanë kontribut për lirinë e saj.

“Kanë kaluar tre çerekë shekulli që nga dita kur fundi i një Lufte Botërore po shënonte ngadhënjimin mbi të keqen në rrafshin global. Ngadhënjimi i botës demokratike mbi fashizmin dhe nazizmin ishte e arritur e madhe e njerëzimit. Përballë historisë, shqiptarët si komb, e themi me krenari dhe legjitimitet, ishin rreshtuar krahas popujve antifashistë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Presidenti shtoi se shqiptarët e Kosovës, të cilët mezi u kishin shpëtuar planeve dhe projekteve politikës serbe për shkombëtarizim dhe dëbim ndërmjet dy luftërave botërore, kishin shpresë se nga kjo radhitje do të realizonin të drejtën për vendosur vetë për fatin e tyre.

Por, fatkeqësisht, sipas presidentit Thaçi, realiteti ishte më shumë se zhgënjyes.

“Pavarësisht këtij orientimi, kreu jugosllav e kishte para programuar qëndrimin kundër shqiptarëve. Asnjë zotim nuk do të mbahej. Asnjë parim nuk do të zbatohej. Asnjë padrejtësi nuk do të korrigjohej. Më 8 shkurt 1945, kreu politik jugosllav e vuri nën masa të jashtëzakonshme Kosovën në të ashtuquajturin administrim ushtarak”, tha presidenti Thaçi.

Komandantët Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica ishin vrarë nga ushtria jugosllave më 21 shkurt 1945.

Ata do të nderohen me urdhrin “Hero i Kombit” edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat