Zeka: Presidenti Thaçi është marrë në pyetje nga ndërkombëtarët së paku 5 herë për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Aktuale

Zeka: Presidenti Thaçi është marrë në pyetje nga ndërkombëtarët së paku 5 herë për vrasjen e Ahmet Krasniqit

Nga: P.R Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 12:42
Milaim Zeka

Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, i është kundërpërgjigjur ashpër Imer Imerit, vëllai të Haki Imerit, zyrtarit të vrarë të LDK-së, e vëllai i të cilit së fundi ka tërhequr akuzat që drejtuar presidentit Hashim Thaçi, të cilin Imeri e akuzonte për vrasjen e vëllai të ttij.

Zeka ka bërë të ditur që gjatë ditës së djeshme Imeri ka bërë një prononcim, që sipas tij e aty ai e akuzon Zekën për gjithçka.

“Njejtë edhe historia e djeshme, kur vellai i të ndjerit Haki Imeri, e ban një prononcim të POROSITUR në youtube duke më akuzu mua për gjithçka. Është interesant fakti, si i njejti nuk ka lan akuzë pa e drejtuar kundër Presidentit aktual, madje duke thënë se Thaçi i din se kush janë vrasësist e vëllait të tij. Dhe ma interesantja është se bash dje, kur isha në drekë më Presidentin, këshilltarin e tij Bekim Çollakun dhe Fatmir Zymberin, më erdhi një mesazh ku thuhej se ky budallë (masi që s’po du as emrin me ia përmend)e paska bo një prononcim të tipit të atyre që zihen rob, dhe janë të detyruar nga dikush të flasin diçka, që edhe vetë ata e dinë se nuk është e vërtetë”, ka shkruar Zeka, përcjellë “Bota sot”.

Zeka në këtë shkrim ka shkruar gjerë e gjatë në lidhje me akuzat e Imerit, ku aty ka përmendur edhe vrasjen e Ahmet Krasniqit.

Sipas Milaim Zekës, për vrasjen e Kolonelit Ahmet Krasniqi, në pyetje së paku 5 herë është marrë edhe presidenti Hashim Thaçi nga ndërkombëtarë.

“Krejt për fund, po kaloj tek Ahmet Krasniqi. Budalla thotë, se ndërkombëtaret më kanë tek evidencat e tyre si të dyshuarin kryesor për vrasjen e tij në Tiranë. Interesant bre, se të njejtën gjë ma tha dje në drekë edhe Presidenti me fjalët : Ki kujdes e merru me këtë punë. Unë për veten time jam shumë i qetë. Mbasi ky budalla e ka dasht shume bacin Ahmet, njejtë qysh ka dërgu informacione për Thacin, Rexhep Selimin, Sabit Gecin, Xhavit Halitin, Azem Sylen, Sami Lushtakun e të tjerë, ka mujt me dërgu edhe për mu, me e thon nai fjalë, a me e nxjerr ndonjë dëshmi. Edhe Presidenti Thaçiu i cili është marrë në pyetje të paktën nja pesë herë nga dërkombëtarët, nëse din diçkla, u dasht me fol, sepse është obligim edhe ligjor i cdo njeriu me kontribu në zbardhjen e krimeve, nëse din diçka”, ka shkruar Zeka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat