Prodhuesit e pijeve ankohen për energjinë elektrike

Aktuale

Prodhuesit e pijeve ankohen për energjinë elektrike

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 13:17
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, në takim me Shoqatën e Prodhuesve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, priti në takim Shoqatën e Prodhuesve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike të Kosovës, ku është diskutuar lidhur me taksat ujore për strukturën e pagesave të ujit, akcizave të lëngjeve, si dhe rreth rrymës elektrike.

Kelmendi i dëgjoi me shumë kujdes prodhuesit e pijeve alkoolike për shqetësimet e tyre dhe premtoi që këto shqetësime do t’i marrë me shumë seriozitet për një zgjidhje sa më të mirë.

Sa i përket akcizës, zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi angazhimin e Ministrisë së Tregtisë dhe e Industrisë rreth çështjes së akcizës në repromateriale, si dhe shfaqi përkushtimin për angazhim në adresimin sa më adekuat të çështjes së rrymës elektrike. 

Përfaqësuesit e Shoqatës së Prodhuesve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike të Kosovës e falënderuan zëvendëskryeministrin Kelmendi për mbështetjen dhe përkushtimin shumë serioz si dhe shprehën gatishmërinë e tyre për fillimin e pagesave për shfrytëzimin e ujit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat