“Me Malin e Zi, kemi raportet më të mira të mundshme”

Aktuale

“Me Malin e Zi, kemi raportet më të mira të mundshme”

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 13:38
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ne takim me kryetarin e Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit malazez në Kosovë.

Ai theksoi se Kosova është shtëpi e pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që jetojnë në të.

“Komuniteti malazez në Kosovë do të njihet edhe me Kushtetutë dhe do të ketë një ulëse në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh i pari i vendit.

Kurse, kryetari i Shoqatës së Malazezëve në Kosovë, Sllobodan Vujiçiq, e njoftoi Thaçin për Strategjinë për Afirmimin dhe Integrimin e komunitetit malazez në Kosovë.

“Kjo strategji është e gatshme dhe tani do t’i dërgohet Qeverisë së Kosovës për miratim, që të fillojë të zbatohet plani i veprimit i strategjisë”, ka thënë Vujiçiq.

Kreu i shtetit e ka mirëpritur përfundimin e punës për strategjinë dhe ka shprehur mbështetjen për jetësimin e saj.

Me Malin e Zi dhe me komunitetin malazez në Kosovë, theksoi presidenti i vendit se kemi marrëdhëniet më të mira të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat