Thaçi takohet me përfaqësues të Këshillit Nacional të Boshnjakëve të Sanxhakut

Aktuale

Thaçi takohet me përfaqësues të Këshillit Nacional të Boshnjakëve të Sanxhakut

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 15:08
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim një delegacion të Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut të kryesuar nga Sulejman Ugljanin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Këshillit Nacional Boshnjak të Sanxhakut të kryesuar nga Sulejman Ugljanin.

Presidenti Thaçi është njoftuar me pozitën e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe me përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore.

 Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit ndërmjet komunitetit shqiptar në Luginë e Preshevës dhe atij boshnjak në Sanxhak, veçanërisht për avancimin e të drejtave të tyre.

 “Republika e Kosovës është e hapur për bashkëpunim me komunitetin boshnjak në fushën e ekonomisë, kulturës dhe fusha tjera me interes”, u shpreh presidenti Thaçi.    

 Presidenti Thaçi e ka falënderuar delegacionin boshnjak për mbështetjen që ky komunitet i ka dhënë popullit të Kosovës, sidomos në periudhën e luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat