Sindikata i del në mbrojtje policëve: Pjesa dërmuese e tyre janë punëtorë të zellshëm

Aktuale

Sindikata i del në mbrojtje policëve: Pjesa dërmuese e tyre janë punëtorë të zellshëm

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 17:36
Policisa e Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës me anë të një deklarate për media ka reaguar në lidhje me akuzat që ditëve të fundit po bëhen në drejtim të Policisë së Kosovës.

Sipas Sindikatës së Policisë normalisht se gjatë punës së Policisë ka pas dhe mund të ketë lëshime eventuale, por është vet Policia e Kosovës ajo që ka ndërmarrë masa dhe i ka evituar me sukses ato raste të izoluara dhe kështu do të bëjë dhe veproj edhe në të ardhmen.

Sindikata e Policisë së Kosovës si subjekt i autorizuar për mbrojtjen e të drejtave në punë të anëtarësisë, por duke qenë se është sindikatë reprezentative gëzon të drejtën të flas dhe firmos marrëveshje me interes ma palët tjera në emër të të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, duke nënkuptuar këtu edhe arsimimin dhe avancimin në kontinuitet të punonjësve të saj.

“Andaj, duke parë se ditëve të fundit në media shfaqen opinione të ndryshme përkitazi me Policinë e Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës, duke respektuar të drejtën e çdokujt për fjalën e lirë, sugjeron një qasje profesionale, qëllimmirë, duke mos trajtuar rastet individuale si dukuri. Pjesa dërmuese e të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës janë punonjës të zellshëm e të përkushtuar në kryerjen e detyrave të tyre të punës, andaj këtë duhet çmuar dhe vlerësuar”, thuhet në komunikatë të Sindikatës.

Sindikata e Policisë mbetet e përkushtuar në mbrojtjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilët me përkushtim dhe me profesionalizëm kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe njëkohësisht ne si sindikatë shprehim gatishmërinë për të luftuar dhe eliminuar çdo lëshim të mundshëm nga ndonjë punonjës i Policisë së Kosovës.

Dje gjatë ditës zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa ka akuzuar rëndë pjesëtarët e Policisë për siq ka thënë ai krim dhe korrupsion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat