Khalilzad kujton Churkinin: Kishim një ndarje, ishte Kosova

Aktuale

Khalilzad kujton Churkinin: Kishim një ndarje, ishte Kosova

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 11:25
Zalmay Khalilzad dhe Vitaly Churkin

Zalmay Khalilzad, ish-ambasadori i SHBA-ve në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka shkruar një shkrim me rastin e vdekjes së  ish-homologut të tij rus, Vitaly Churkin, i cili vdiq para pak ditësh – me 20 shkurt.

Khalilzad e vlerëson lartë Churkinin, duk e quajtur diplomat të rangut më të lartë, paçka se Khalilzad e pranon që nganjëherë kishte dallime me të.

“Marrëdhëniet e mira dhe të ngrohta shoqërore nuk mund të tejkalojnë megjithatë diferencat mes shteteve. Gjithsesi, ato mund që të ndihmojnë në gjetjen e të përbashkëtave, përkundër dallimeve të mëdha. Kësi raporti konstruktiv kisha me Churkinin në OKB në vitet 2007 deri 2009”, shkruan Khalilzad.

“Të jem i sinqertë, kishte raste kur pozicionet e SHBA-ve dhe Rusisë ishin aq të ndryshme sa arritja e marrëveshjeve ishte e pamundur. Një nga këto ishte edhe Kosova”, pohon ish-diplomati amerikan.

“SHBA-të dhe Europa ishin të pajtimit që Kosova të pavarësohej nga Serbia. Derisa shpresonim se të dyja – Kosova e Serbia – si shtete të ndara, mund të modernizoheshin, demokratizoheshin dhe eventualisht t’i bashkohen Bashkimit Europian, ndërsa frika e Rusisë ishte se një Kosovë e pavarur do ta dobësonte Serbinë, e cila historikisht është e lidhur me Rusinë, dhe më pas Kosova do të bëhej një aleate e Perëndimit kundër tyre”, shkruan Khalilzad.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat