Mesiq për Haradinajn: Miku im shumë shpejt do të kthehet në Kosovë

Aktuale

Mesiq për Haradinajn: Miku im shumë shpejt do të kthehet në Kosovë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 13:03
Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq në selinë e AAK-së

(E plotësuar) - Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është takuar edhe me zyrtarët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Në këtë parti Mesiq është është takuar me nënkryetarin e parë të AKK-së Ardian Gjini.

Ky i fundit ka rikujtuar se Kroacia çdo herë e ka mbështetur Kosovën në shumë procese.

Gjini tha se e njoftoi ish- presidentin kroat edhe për procesin e kryetarit të partisë i cili po mbahet në Strasburg të Francës ku është në pritje të vendimit nga gjykata franceze pasi ishte ndaluar me një fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Gjini: Kroacia gjithë herë e ka përkrahur Kosovën

“Kjo vizitë na nderon shumë. Sidomos kur kryetari i partisë ndodhte ende në Strasburg dhe presim që javën tjetër të lirohet. Është një mbështetje e madhe morale që na vjen prej presidentit Mesiq. Ne  e mbajmë mend shumë mirë mbështetjen e Kroacisë edhe sa ka qenë president i Kroacisë . Presidenti Mesiq vazhdon me qenë mik i yni dhe ne vazhdojmë me qenë miq të presidentit Mesiq dhe të Kroacisë”, tha Gjini. 

Ndërsa ish- presidenti kroat Stipe Mesiq, ka treguar se vizita e sotme në AAK-së ka pasur për qëllim që të informohet për rastin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.  

Mesiq: Më interesoj situata e mikut Haradinaj 

“Unë sot u njoftova me nënkryetarin për çështjet politike në Kosovë, për çështjet ekonomike në Kosovë dhe gjithçka tjetër që ndodhi kohën e fundit në Kosovë. Gjithashtu u informova  dhe më interesonte për shokun dhe mikun tim të ngushtë, z. Haradinaj, situatën e tij, por unë jam i bindur dhe mendoj që shumë shpejt miku im do të kthehet në Kosovë”, tha Mesiq.

Një ditë më parë, ish-kreu i shtetit kroat është takuar në Prishtinë me kryeministrin Isa Mustafa.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që nga koha kur është arrestuar kreu i kësaj partie dhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është vizituar edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Stipe Mesiq viziton AAK-në

Sot AAK-në e vizitojë ish–presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili në këtë vizitë miqësore u interesua personalisht lidhur me gjendjen e Haradinaj si dhe statusin procedural të qëndrimit të tij në Francë.

Ai shprehu mbështjetjen e plotë për Haradinaj si dhe theksojë besimin e tij se Haradinaj shumë shpejt do t’i kthehet familjes dhe Kosovës.
Ne emër të AAK-së e falenderojmë shumë për këtë vizitë kujdesi dhe miqësore, mikun e shqiptarëve, ish–presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiq.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat