Takimi Thaçi-Uglanin “çon në këmbë” Serbinë

Aktuale

Takimi Thaçi-Uglanin “çon në këmbë” Serbinë

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 15:01
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe lideri i Këshillit Kombëtar Boshnjak në Sanxhak, Sulejman Uglanin

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se vizita e liderit të Këshillit Kombëtar Boshnjak në Sanxhak, Sulejman Uglanin që i bëri dje Prishtinës dhe takimi i tij me presidentin Hashim Thaçi ka dëshmuar edhe njëherë se vendimi i  tij ishte duhur që kreu i SDA-së të mos jetë pjesë e Qeverisë.

“Kjo është njëra nga arsyet kryesore pse ai nuk është pjesë e Qeverisë”, tha Vuçiq  në Nish, raportojnë mediat serbe.

Pos që nxiti reagimin e kreut të ekzekutivit serb, kjo vizitë e zyrtarit boshnjak të Sanxhakut kishte ka  zemëruar tej mase edhe mediat serbe.

Mediat e atjeshme kanë shkruar se Uglanin shkaktoi dje incident, në zemër të Prishtinës, në shoqëri me Thaçin, duke e njohur Kosovën si shtet.

Në ndërkohë, në takimin e djeshëm mes Uglanint dhe Thaçit i cili “çoi në këmbë” serbët” u njoftua për pozitën e komunitetit boshnjak në Sanxhak dhe me përfaqësimin e tyre në institucionet lokale dhe qendrore.

Në takim ishte diskutuar edhe mundësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të  komunitetit shqiptar në Luginë e Preshevës dhe atij boshnjak në Sanxhak, veçanërisht për avancimin e të drejtave të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat