Opterushë, afishe në emër të UÇK-së

Aktuale

Opterushë, afishe në emër të UÇK-së

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 21:42
Afishe

Dikush në fshatin Operushë të Rahovecit ka vendosur afishe nëpër shtyllat elektrike të fshatit, në emër të brigadës numër 3 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këto afishe shkruhet se dy ushtarët e rënë dëshmorë të UÇK-së, Xhelajdin Kabashi dhe Daut Spahiu, nuk kanë qenë pjesëtarë të UÇK-së.

Sipas këtij njoftimi, Kabashi e Spahiu kanë mashtruar duke thënë se kanë qenë pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Këto afishe kanë prekur shumë fmailëjen Kabashi. Babai i Xheladin Kabashit ka thënë se këtë gjë dikush e bëri me qëllim.

“Këta njerëz janë deklaru me emra, por unë i kam deklaratat e tyre prej ditës së parë, që Xheladin Kabashi ka qenë pjesëtar i UÇK-së”, ka thënë babai i Xheladin Kabashit.

Ai ka paralajmëruar padi ndaj personave që e kanë shpërndarë këtë njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat