Kryeministri Mustafa: S

Aktuale

Kryeministri Mustafa: S

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 21:03
Kryeministri i vendit Isa Mustafa

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, bashkë me shumë simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e shënuan 27 vjetorin e themelimit të degës së partisë në Kaçanik.

Kreu i LDK-së, që drejton edhe Qeverinë, bëri me dije se është goxha përgjegjësi të udhëheqësh vendin që ka shumë sfida përpara.

“Ne duhet ta marrim liberalizimin e vizave, duhet të jemi më present në institucionet e Bashkimit Evropian, duhet të kapërcejmë problemet që kemi sidomos me Serbinë. Nuk është punë e lehtë, por edhe atë duhet ta bëjmë”, ka thënë Mustafa.

Ai u shpreh i bindur se Demarkacioni me Malin e Zi do të kalojë.

“Ne s’mund ta korrigjojmë historinë sivjet, s’kemi mundur as në vitin 2015, as në vitin 2016. Është një kufi që ne e kemi trashëguar dhe të cilin ne s’mund ta ndryshojmë”, është shprehur kryeministri Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat