Hyseni heshtë përballë akuzave të Zëvendësit të tij për policët e kriminalizuar

Aktuale

Hyseni heshtë përballë akuzave të Zëvendësit të tij për policët e kriminalizuar

Më: 26 shkurt 2017 Në ora: 13:33
Skender Hyseni

Skender Hyseni e Shpend Maxhuni se kanë thënë asnjë fjalë për akuzat se në Policinë e Kosovës ka korrupsion, krim e policë të përfshirë në vepra penale. Shefi i Ministrisë së Punëve të Brendshme s’iu është përgjigjur akuzave të Zëvendësit të tij.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, s’e ka thënë asnjë fjalë lidhur me akuzat e Zëvendësit të tij, Nehat Mustafa, se në Policinë e Kosovës ka korrupsion, krim e policë të përfshirë në vepra penale. 

Akuzat e Zëvendësministrit të MPB-së kanë ardhur vetëm pak kohë pasi ishin arrestuar dhjetëra policë të trafikut se ishin përfshirë në vepra penale. 

Ministri i MPB’së, Skënder Hyseni nuk e ka hapur telefonin për tu deklaruar rreth kësaj çështjeje. Njëjtë ka vepruar edhe drejtori i Policisë, Shpend Maxhuni. 

Sidoqoftë,  Mustafa ditë më parë në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se në Policinë e Kosovës ka pjesëtarë që janë të korruptuar, frekuentojnë kazinotë, ruajnë diskoteka ku përdoret droga.

Zv-Ministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Nehat Mustata, madje është shprehur se qytetarët asnjëherë nuk do të dëgjojnë nga ai se “Policia e Kosovës është policia më e mirë në Ballkan”.

“Jo për tjetër, por edhe ju vet e dini se nuk jeni e tillë dhe se përvoja vetëm 15 vjeçare nuk ju ka mundësuar zhvillim të atillë profesional, aq sa të garoni panevojshëm me policitë e rajonit dhe më gjerë”, pati shkruar Mustafa. Sipas tij arrestimi i 59 policive të trafikut në vetëm 4 drejtori  është aksion i lënë në gjysmë dhe i cili mund të sillte edhe dhjetëra të arrestuar.

Mustafa ka vlerësuar se pastrimi i policisë nga elementet kriminale dhe të korruptuara duhet të jetë njëri ndër misionet kyçe i institucioneve të sigurisë në vend

E për gjithë këto akuza që ai i ka drejtuar institucionit më të madh të sigurisë në vend, kreu i MPB’së ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Media, ka provuar që të kontaktoj me ministrin Skender Hyseni, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Të vetmin reagim kundrejt akuzave të Mustafës e ka pasur Policia e Kosovës. Sipas Policisë, "tendenca për të paraqitur PK-në, në mënyrë hipotetike dhe me gjasa të probabilitetit si institucion i korruptuar nuk kuptohet ndryshe veç se përbuzje, njollosje, dhe etiketim i vlerave që përfaqësojnë mijëra burra dhe gra, të cilët sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës".

"Lidhur me deklarimet e z. Mustafa për angazhimet e disa zyrtarëve policor në universitete publike e kolegje private, kjo çështje është e rregulluar me procedura të veçanta dhe angazhimi i tyre në kolegje jashtë orarit të rregullt është i autorizuar dhe në përputhje me procedurat e PK, dhe në asnjë mënyrë angazhimi i zyrtarëve të PK-së me grada akademike nuk duhet perceptuar si " sjellje nëpër kolegje" por si një vlerë shtesë jo vetëm për PK-në por edhe për institucionet arsimore", ka thënë PK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat