Sulmi me granatë në Kuvend, nesër seanca e parë kundër aktivistëve të VV-së

Aktuale

Sulmi me granatë në Kuvend, nesër seanca e parë kundër aktivistëve të VV-së

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 13:44
Pamje nga sulmi në Kuvend

Gjatë ditës së martë në Gjykatën Themelore të Prishtinës do të mbahet seanca fillestare kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, Atëdhe Arifit, Egzon Halitit si dhe Adea Batushës.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ndaj tyre ka ngritur aktakuzë për veprën penale “Kryerja e veprës penale terroriste”.

Avokati mbajtës i aktivistëve të LVV’së, Tomë Gashi këtë gjykim e ka quajtur politik.

“...të gjitha provat e siguruara nga  Prokuroria e vërtetojnë pafajësinë e aktivistëve të Lëvizjës VETËVENDOSE!. Kështu ka ndodhur edhe me rastin e akuzimit dhe gjykimit të aktivistit të Lëvizjës VV, z. Trim Gashit, kinse për sulm ndaj eskortës së Kryeministrit, ai është liruar i paafajshëm nga e njejta Gjykata Themelore në Prishtinë, që e ka mbajtur në paraburgim për gjashtë muaj”, ka shkruar Gashi në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat