Sejdiu: Çitaku në KS të OKB-së, gjithmonë mbresëlënëse

Aktuale

Sejdiu: Çitaku në KS të OKB-së, gjithmonë mbresëlënëse

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 23:43
Analisti, Korab Sejdiu

Analisti, Korab Sejdiu, ka thënë në Ora e Fundit se prezantimet e ambasadores, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara janë mbresëlënëse.

“Nuk ka asnjë dyshim që paraqitjet e ambasadores Vlora Çitaku, jo vetëm sot, por në përgjithësi, janë gjithmonë mbresëlënëse”, pohoi Sejdiu.

Por, ai ka thënë se megjithatë politika në Kosovë nuk po i jep material sa duhet ambasadores kosovare që të paraqitet edhe më mirë dhe më suksesshëm.

“Paramendo sikur ne t’i jepnim pak më shumë material asaj nga këtu, sikur të ishim një shtet që i ka marrë këmbët. Sikur ajo të mund të raportonte për një rritje ekonomike, apo të fliste për investime të huaja që kanë ardhur në Kosovë. Paramendoni çfarë ndikimi do të kishte pasur nëse ajo do t’i kishte këto”.

Sejdiu e ka cilësuar si fakt shumë të mirë edhe faktin që ekipi kosovar në OKB u përfaqësua me femra.

“Një mesazh shumë, shumë i mirë fakti që ekipi kosovar ishte me femra dhe kjo është një gjë që duhet të na bëjë të mburremi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat