Pas debatit në OKB, Nikoliq reagon për Çitakun

Aktuale

Pas debatit në OKB, Nikoliq reagon për Çitakun

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 11:59
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq ka thënë se në New York ai insistoi në tema të rëndësishme, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ky takim ishte i dedikuar raportit të fundit të Sekretarit të Gjeneral të Kombeve të Bashkuara për punën e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, shkruajnë mediat serbe.

Sipas Nikoliq, një nga temat ka qenë “se si të ndikohet në Prishtinën për të plotësuar të gjitha obligimet e arritura në Bruksel.

“I jam adresuar shumë përkrahësve të pavarësisë, kështu që ata duhet tu tregojnë Shqiptarëve që t’i përmbushin obligimet sepse Serbia është duke implementuar marrëveshjet me mirëbesim”, ka thënë Nikoliq.

Më tej ai ka thënë se ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku ka folur shumë vrazhdë, ku ka thënë se marrëveshjet se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe varet nëse është në pajtueshmëri në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Ajo na solli në të kaluarën, kur foli gënjeshtra rreth vrasjes së grave dhe civilëve”, ka thënë Nikoliq.

Ai ka pohuar se as Vlora Çitaku dhe askush nga përkrahësit e pavarësisë së tmerrshme të Kosovës, siç ka thënë, nuk kanë asnjë bazë që të akuzojnë Serbinë për diçka.

Nikoliq ka theksuar se vendet që përkrahin Beogradin e kanë thënë hapur, përderisa ato që kanë njohur pavarësinë e Kosovës kanë folur në formë të fshehtë dhe se nuk mund ta përkrahin paraqitjen e ambasadores Çitaku që ka thënë se Ramush Haradinaj është njeri i respektueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat