Delawie me Rakiq tek Ura e Ibrit, thotë se po respektohet marrëveshja e 4 shkurtit

Aktuale

Delawie me Rakiq tek Ura e Ibrit, thotë se po respektohet marrëveshja e 4 shkurtit

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 18:30
Ambasadori amerikan, Greg Delawie së bashku me kryetarin e veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar rreth punimeve që po bëhen në rrugën e këmbësorëve në Mitrovicën e veriut, në afërsi të Urës së Ibrit. Punimet në këtë zonë janë vizituar edhe nga ambasadori amerikan, Greg Delawie së bashku me kryetarin e veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq.

Punimet për ndërtimin e rrugës së këmbësorëve “Kind Petar I” në veri të Mitrovicës dhe rreth rrotullimit, janë vizituar nga ambasadori amerikan Greg Delawie dhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakic.

Punimet në afërsi të Urës së Ibrit tashmë kanë nisur, pasi ato ishin pjesë e marrëveshjes së 4 shkurtit.

“Dëshmi të mrekullueshme se, kur të gjithë ne punojmë së bashku, mund t’i bëjmë gjërat më mirë për të gjithë qytetarët”, shkruan Ambasada amerikane.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat