Carla Del Ponte e “befasuar” me autoritetet franceze për Ramush Haradinajn!

Aktuale

Carla Del Ponte e “befasuar” me autoritetet franceze për Ramush Haradinajn!

Më: 1 mars 2017 Në ora: 19:08
Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte

Nesër pritet që drejtësia franceze të thotë fjalën e saj për Ramush Haradinajn i cili pas tri ditësh mbush dy muaj prejse është ndaluar në këtë shtet bazuar në një akuzë nga autoritetet serbe të vitit 2005.

Mediat vendore por edhe ato ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për Haradinajn dhe ndalimin e tij dhe derisa nesër pritet vendimi i Gjykatës së Apelit në Colmar, Deutsche Welle në një raport të emetuar pak më parë ka thënë se “gjasat për lirimin e Haradinajt janë të mëdha”, duke u bazuar në një deklaratë të Avoktatit të Haradinajt, Arianit Kocit.

Mëtej Dw raporton se një nga argumentimet e palës serbe është se gjatë procesit në Hagë nuk janë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e parashikuar. Në mediat serbe janë botuar edhe emrat e 30 personave për të cilët mendohet se do të duhej të dëshmonin në proceset kundër Haradinajt. “Por kryeprokurori i Tribunalit Serge Brammertz, ka thënë edhe në Beograd se në rastin Haradinaj janë marrë në pyetje të gjithë personat e parashikuar dhe nuk ka pasur asnjë pengesë juridike për shpalljen e Haradinajt si të pafajshëm”.

“Edhe ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte është shprehur këto ditë e befasuar me autoritetet e Francës, për ndalimin dhe mbajtjen e Haradinajt”.

Avokatët e Haradinajt dhe ai vetë pohojnë se nuk ka asgjë të re. Autoritetet juridike serbe pohojnë se ata kanë dëshmi të mjaftueshme për ekstradimin e Haradinajt në Beograd. Gjykata në Colmar do të marrë të enjten vendimin nëse ai do të ekstradohet apo do të shpallet përfundimisht i lirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat