Buja: Kështu i kam ikur policisë maqedonase nga arrestimi

Aktuale

Buja: Kështu i kam ikur policisë maqedonase nga arrestimi

Më: 1 mars 2017 Në ora: 21:04
Deputeti i PDK-së, Shukri Buja

Një ditë para se të merret vendimi për Ramush Haradinajn në Colmar të Francës, deputeti i PDK-së, Shukri Buja ka treguar se si i ka ikur një rasti të tillë të arrestimit dhe mundësisë së ekstradimit të tij në Serbi.

Buja duke folur në emisionin InfoBox, tha se ishte në rrezik të arrestohej vitin e kaluar në Maqedoni, derisa ishte i kërkuar nga Interpoli.

“I njëjti rast më ka ndodh mua vitin e kaluar në Maqedoni. Por, unë kam ikur duke e lënë pasaportën aty”, tha Buja.

Ndryshe, Buja thotë se vitin që shkoi ka qenë edhe në Francë për ta mbështetur kombëtaren e Shqipërisë në futboll, por që nuk është arrestuar.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat