Mohgerini ndryshon agjendën, në Kosovë vjen të shtunën

Aktuale

Mohgerini ndryshon agjendën, në Kosovë vjen të shtunën

Më: 1 mars 2017 Në ora: 23:16
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, sot ka filluar turneun e saj në shtet e Ballkanit. Por, rruga e saj drejt Kosovës është shtyrë edhe për një ditë.

Vizitën e paraparë që ta zhvillojë të premten në Prishtinë, ajo do ta zhvillojë ditën e shtunë. Mogherini ka Kosovën të fundit në listën e vizitave në shtetet e Ballkanit.

Mogherini do të arrijë në kryeqytetin e Kosovës me 4 mars, që në fakt është edhe vizita e saj e fundit si pjesë e këtij turneu katër ditor në Ballkan.

Siç bëhet e ditur në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, ajo do të vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, politikania italiane do të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Isa Mustafa, si dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Përndryshe, turneun e filluar sot në Mal të Zi, ajo do ta vazhdojë në Bosnjë ku do të qëndrojë në datën 2 mars, pastaj në Serbi she Shqipëri, pasiqë që të dy vendet do t’i vizitojë në të njejtën ditë, me 3 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat