“Vendimi për Ramushin i lidhur me demarkacionin, duhet të sakrifikohet Haradinaj për 8200 hektar”

Aktuale

“Vendimi për Ramushin i lidhur me demarkacionin, duhet të sakrifikohet Haradinaj për 8200 hektar”

Nga: P.R Më: 2 mars 2017 Në ora: 09:48
Ramush Haradinaj duke dalë nga Gjykata e Colmarit

Eksperti i Sigurisë, Avni Islami, përmes një postimi në facebook ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës së Colmarit, e cila vendosi që ta shtyjë vendimin ndaj Haradinajt me 6 prill.

Sipas Islamit, vendimi i sotëm është vendim politik që është lidhur me demarkacionin.

“Vazhdimi i paraburgimit të ish kryeministrit të Kosovës edhe për një muaj, u pa hapur se është kryekëput gjykim politik, dhe se kjo s’ka të boi fare me aktakuzat e Serbisë. Sipas të gjitha gjasave po del të jetë e lidhur me demarkacionin. A duhet të sakrifikohet Gjeneral Ramush Haradinaj për 8200 hektar të kontestuar me Malin e Zi, të shohim se a do të thyhet moralisht apo do te qëndroi siç i ka hije një Gjenerali të shohim në ditët në vijim #meramushinderinefund#”, ka shkruar Islami, përcjellë “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat