Reuters: Franca shtyn vendimin për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës në Serbi

Aktuale

Reuters: Franca shtyn vendimin për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës në Serbi

Nga: A.Zh Më: 2 mars 2017 Në ora: 11:19
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, para Gjykatës franceze

Gjykata e Colmarit në Francë ka shtyrë për 6 prill vendimin e saj për ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Kjo ngjarje është raportuar edhe në mediat e huaja. Kështu Reuters, nis lajmin duke shkruar se Franca ka shtyrë vendimin për ekstradimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj, përcjell Bota sot.

“Gjykata e Apelit në Francë, tha të enjten se është shtyrë vendimin për ekstradimin e mundshëm të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Serbi, i cili ishte komandant i gueriles gjatë luftës në vitet 1998-99 në Kosovë.

Autoritetet kishin arrestuar Haradinajn derisa ai fluturoi në Francë më 4 janar pas një kërkese nga Serbia, e cila thotë se ai është një kriminel lufte për rolin e tij në drejtimin e një kryengritje guerile në ish krahinën e saj jugore të Kosovës”, shkruan Reuters.

“Arrestimi më tej ka tensionuar marrëdhëniet e brishta mes Serbisë dhe Kosovës, e cila shpalli pavarësinë me mbështetjen perëndimore në vitin 2008 dhe ka kërkuar nga Beogradi të heqë përpjekjet e saj për të ndjekur penalisht njerëzit e lidhur me konfliktin”, shkruan më tej Reuters, përcjell Bota sot.

Sipas këtij mediumi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u ka kërkuar autoriteteve franceze për të ndaluar të gjitha veprimet ligjore kundër tij.

Serbia tha në janar se do të refuzojë të ekstradojë njerëzit e kërkuar nga Franca, nëse ajo nuk arrin t’ia dorëzojë Haradinajn./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat