Haradinaj: Si kam parë fëmijët qe dy muaj

Aktuale

Haradinaj: Si kam parë fëmijët qe dy muaj

Më: 2 mars 2017 Në ora: 18:36
Anita dhe Ramush Haradinaj me fëmijët e tyre

Ish- komandanti i UÇK-së Ramush Haradinaj ka thënë se ka 2 muaj që nuk i ka parë fëmijët e tij të cilët gjinden në Kosovë.

Ai pas vendimi të gjykatës në Francë ka thënë se ka parë vetëm bashkëshorten Anitën dhe dy vëllezërit.

“Fëmijët si kam parë që dy muaj, Anita ka ardh këtu po ashtu edhe vëllezërit kapak, por si kanë lënë me ardh se iu kam thënë të merren me prindërit atje se ata e kanë më vështire”, tha Haradinaj në një intervistë për Klan Kosovën.

“Unë kam vendos mos me toleru, çdo sulm nga ne përgjigjen do ta marrin”

Ai ka thënë se s’do të lejoj Serbin ti futë duart në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat