Lëvizja për Bashkim mbështet protestën Haradinajn

Aktuale

Lëvizja për Bashkim mbështet protestën Haradinajn

Më: 3 mars 2017 Në ora: 10:26
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Lëvizja për Bashkim me anë të një komunikate për media përkrah protestën që mbahet nesër në përkrahje të Ramush Haradinajt.

Lëvizja për Bashkim konsideron se tanimë ky proces ka degjeneruar plotësisht dhe se kërkesa për lirimin e tij nuk përbën ndërhyrje të politikës në drejtësi por nxjerrje të drejtësisë nga politika.

Serbia, gjatë tërë jetës së Ramush Haradinajt dhe luftëtarëve të tjerë të luftës çlirimtare në Kosovë mund të prodhojë shpifje të reja dhe t’i mbajë ata në listën e Interpolit, por është kjo organizatë e cila nuk duhet të bie pre e pasojave të politikës së kriminelit Millosheviq. 

LB i bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve që të shtunën, nga ora 13:00 në Prishtinë, të dalin dhe të shprehin mospajtimin e tyre me këto procese të padrejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat