Rugova: Pa Ramushin, Peja do të ishte një Mitrovicë e dytë

Aktuale

Rugova: Pa Ramushin, Peja do të ishte një Mitrovicë e dytë

Më: 4 mars 2017 Në ora: 13:41
Përfaqësuesit i rugovasve, Mujë Rugova

Përfaqësuesit i rugovasve, Mujë Rugova ka deklaruar se janë mbledhur për t’i thënë jo-n e madhe për abuzimet ndaj Ramush Haradinaj, ndaj këtij burri që shpëtoi Pejën e cila do të ishte një Mitrovicë e dytë.

Profesori Mujë Rugova theksoi se Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë, vend ky që nuk po flet siç ka folur gjatë historisë.

Rugova ka ftuar botën demokratike që të mbrojnë drejtësinë për heroin e gjallë të popullit shqiptar.

Ai tha se me mbrojtjen e Ramushit mbrohet flamuri kuq e zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat