Arben Gashi e zbulon qëllimin e Thaçit e Veselit për formimin e Ushtrisë

Aktuale

Arben Gashi e zbulon qëllimin e Thaçit e Veselit për formimin e Ushtrisë

Më: 7 mars 2017 Në ora: 22:11
Arben Gashi, deputet i LDK’s

Thaçi përpara se me na pajtue me Serbinë, t’i pajtoj shqiptarët tue thanë të vertetën e tij për vrasjet gjatë dhe mbasluftës.

Arben Gashi, deputet i LDK’s ne Rrokum Roll ka thane se veprimi i zotni Thaçit, asht ma shume i damshem se sa i shnetshem dhe potencialisht i rrezikshem per t’ardhmen e FSK’s.

“Iniciativa per shndrrimin e FSK’s nuk duhej me ardhe prej Presidentit, tue thane se kete rol asht dasht me ba Qeveria”, ka thane Gashi.

Ai ka theksue se kjo nisme mundet me u ba problem ngase mundet me u keqperdore per çashtje personale dhe ne t’ardhmen me u perdore per ndonji puç ushtarak.

Gashi ka thane se Ushtria e Kosoves asht simbol i Republikes se Kosoves dhe nuk mundet me u keqperdore ne menyre arbitrare.

Simbas tij, ky sistem duhet me u analizue mire dhe me u pa defektet e tij, por kjo mundet me i kushtue vendit, ngase nuk asht diskutue me klasen politike, dhe se shqetesimin qe e kane nderkombetaret asht se nuk kallxohet ketu kontrolli civil mbi Ushtrine.

Ai ka kritikue nxjerrjen e letres ne media te Ministrit te FSK’s Haki Demolli i cili simbas tij, asht sinjali ma i keq se po luhet nji loje e keqe, dhe ky asht kallxuesi ma i mire se siguria nacionale asht e brisht dhe po luhet per poena t’ulet politik.

Gashi ka thane se ka frige se Ushtria e vendit nuk mundet me u ba profesionale ngase ka mungesa te medha, si ne aspektin e logjistikes ashtu edhe te furnizimit me armatim modern.

Simbas tij, Ligji per FSK’s nuk duhet me qene i thjesht por duhet me qene ne kategorine e ligjeve kushtetuese, e madje edhe duhet me qene ligj i cili duhet me kalue jo me nji shumice te thjeshte prej 61 votave por me mbi 81 vota te deputeteve.

Deputeti i LDK’s ka thane se Projektligji per FSK’s nuk asht i studiuem, i menduem dhe se nuk ka konsensus as politik nacional por edhe me partnerat nderkombetar.

“Asht gabim me mendue se Kosova mundet me ndertue Ushtrine pa partnerat strategjik, sikur asht SHBA, NATO dhe Bashkimi Europian”, ka shtue Gashi.

Derisa per iniciativen e Thaçit per pajtimin shqiptaro-serb, Gashi ka thane se asht e mire por shume parciale.

Ai ka thane se para se gjithash, duhet me dale e verteta ne kauder te vendit, prej kohes se komunizmit, e vrasjet qe kane ndodh deri me sot, e mandej me kalue deri te Serbia.

Simbas tij, kjo teme asht mjaft komplekse e cila fillimisht duhet pa prej problemeve te mbrendshme qe i kemi si qytetare te vendit.

Kurse per Demarkacionin, Gashi ka thane se pikerisht tash po dalin tema te medha dhe se simbas tij vendi po shkon ne nji kohe te pamendueme mire e cila mundet me pase pasoja te medhaja per t’ardhmen e vendit./Rrokum

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat