Thaçi: Kosova ka shënuar progres në vitet e fundit

Aktuale

Thaçi: Kosova ka shënuar progres në vitet e fundit

Më: 8 mars 2017 Në ora: 15:06
Hashim Thaçi takim me Johannes Rey

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se vendi ynë ka shënuar progres në vitet e fundit dhe se konsolidimi i mëtutjeshëm i institucioneve shtetërore e politike është qenësor për zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit.

Ai këto komente i bëri të mërkurën gjatë një takimi që pati me shefin e Zyrës së Fondacionit “Konrad-Adenauer” për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey.

Kreu i shtetit e falënderoi z. Rey për angazhimin e tij në Kosovë dhe në rajon, veçanërisht përmes programeve të edukimit qytetar, duke përfshirë edhe bursat për studime dhe aktivitetet kulturore.

Shefi i Zyrës së Fondacionit “Konrad-Adenauer” për Kosovë dhe Maqedoni, Johannes Rey, është shprehur se ky fondacion i jep mbështetje bashkëpunimit me partitë politike në rajon dhe zhvillimit të kapaciteteve të tyre.

Presidenti Thaçi theksoi se edukimi politik i brezave të rinj të politikanëve është i rëndësishëm për Kosovën, njofton Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat