Thaçi u takua me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Aktuale

Thaçi u takua me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou

Më: 8 mars 2017 Në ora: 16:58
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me shefen e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Alexandra Papadopoulou

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përkrahja ndërkombëtare është e rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve dhe ndërtimin e infrastrukturës ligjore që forcon sundimin e së drejtës dhe barazinë në Kosovë.

Ai gjatë një takimi të mërkurën me shefen e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Alexandra Papadopoulou u shpreh se e çmon bashkëpunimin e mirë me EULEX-in.

Nga ana e saj, shefja e EULEX-it, Papadopoulou, tha se është e kënaqur me bashkëpunimin me Zyrën e Presidentit dhe vuri theksin te ngritja e mëtutjeshme e kapaciteteve vendase që t’u barten përgjegjësitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat