Liderët e BE-së: Të ndalohet ashpërsimi i rrezikshëm në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Liderët e BE-së: Të ndalohet ashpërsimi i rrezikshëm në Ballkanin Perëndimor

Më: 9 mars 2017 Në ora: 17:54
Ilustrim

Liderët e Bashkimit Evropian thanë të enjten në Bruksel se vazhdojnë të bisedojnë se si me politika shumë më të fuqishme dhe mbështetje për reformat evropiane dhe rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt përfarimit me këtë Union të parandalohet ashpërsimi i rrezikshëm në këtë pjesë të rajonit, e cila kërcënon të rrezikojë stabilitetin në Evropë.

Shefat e shteteve ose qeverive të BE-së sonte do të bisedojnë edhe për fuqizimin e mbrojtjes dhe sigurisë evropiane dhe me këtë do të ndërlidhen edhe me “përkeqësim shqetësues të marrëdhënieve dhe kërcënimin e konfrontimeve në Ballkanin Perëndimor”, thanë diplomatët evropianë për gazetarët në Bruksel.

Liderët e BE-së sipas projekt-konkluzioneve të mbledhjes do të theksojnë edhe “preferencën për anëtarësimin e rajonit në BE”, dhe se do të theksojnë se për këtë janë të nevojshme reformat kyçe, përforcimi i politikave dhe bashkëpunimit ekonomik të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, por edhe në mesin e partnerëve në rajon përmes marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini do të njoftojë drejtuesit e Unionit se çfarë ka konfirmuar dhe vlerësimet lidhur me zhvillimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, pas vizitës që pati në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat