Përfundoi seanca në mungesë të kuorumit, vazhdon nesër në ora 10:00

Aktuale

Përfundoi seanca në mungesë të kuorumit, vazhdon nesër në ora 10:00

Më: 9 mars 2017 Në ora: 18:52
Kuvendi i Kosovës

Për shkak të mungesës së kuorumit, ka përfunduar punimet Kuvendi i Kosovës. Seanca do të vazhdojë nesër, duke filluar nga ora 10.00, për votimin e projektligjeve të cilat u shqyrtuan pasdite.

Kuvendi sot pas pushimit pasdite shqyrtoi në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-144 për Noterinë.

Po ashtu, deputetët bën shqyrtimin e parë të Projektligjit nr. 05/L-140 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-136 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës.

Në rend dite ishte edhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, dhe Ligjin nr. 03/L-224 për Këshillin Prokurorial të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-152 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, e përfaqësuar nga Ministria Federale e Financave, shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-153 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Hungarisë për Themelimin e Programit Kornizë për Bashkëpunim Financiar, shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-154 për Ratifikimin e Protokollit Financiar midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë sà « Republikës së Francës, dhe të Marrëveshjes për Hua për zbatimin e Protokollit Financiar ndërmjet Ministrisë së Financave së Republikës së Kosovës dhe NATIXIS.

Deputetët shqyrtuan edhe Projektligjin nr. 05/L-155 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë për FSDK – Linja e Dytë Kreditore për Fondin për Sigurimin e Depozitave të Kosovës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ndërkaq, mbetën pa u bërë shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-130 për shërbime dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat