Ngritet aktakuzë për ish-sekretaren e MTI, akuzohet për 20 mijë euro keqperdorim

Aktuale

Ngritet aktakuzë për ish-sekretaren e MTI, akuzohet për 20 mijë euro keqperdorim

Më: 9 mars 2017 Në ora: 23:23
Pamje nga seanca gjyqësore

Mbrojtësit e zyrtarëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Valdrin Lluka dhe Eliana Naka, të akuzuar për veprën penale “konflikt i interesit”, në seancën e së premtes kërkuan hudhjen e aktakuzës ndaj klientëve të tyre.

Avokati Arton Çerkini dhe avokatja Teuta Zhinipotoku kundërshtuan provat e parashtruara nga prokuroria, duke thënë se akuza është e pabazuar në prova.

Lluka po akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë në MTI, njëkohësisht edhe Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.

Ndërkaq, sekretarja e përgjithshme e MTI-së, Eliana Naka, me 2 qershor 2014, kishte marrë vendim që mjetet prej 20 mijë eurove, t’i ndahen si mbështetje financiare OJQ-së “Jakov Inovation Center”, ku kishte qenë drejtoreshë e Bordit.

Lidhur me kërkesën e mbrojtjes, prokurori Ibrahim Berisha, tha se e njëjta duhet bazuar në prova. “E kundërshtoj kërkesën e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës, sepse është e pabazuar në prova. Konsideroj se aktakuza e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, është e bazuar mirë në prova, dhe te akuzuarit e kanë kryer veprën penale “konflikt i interesit”, tha prokurori Berisha, raporton betimiperdrejtesi.

Gjykatësi Elmaz Zenuni njoftoi palët se, do të njoftohen me aktvendim të veçantë, në lidhje me kërkesat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat