Zannier: OSBE mbështet forcimin e demokracisë në Kosovë

Aktuale

Zannier: OSBE mbështet forcimin e demokracisë në Kosovë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 17:53
Lamberto Zannier dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka çmuar lart angazhimin e misionit të OSBE-së në Kosovë, duke thënë se Kosova është konsoliduar si shtet në rajon dhe po punon që të zgjerojë bashkëpunimin me të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Ai këto komente i bëri të premten gjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin Lamberto Zannier.

“E çmojmë dhe e vlerësojmë lart angazhimin e misionit të OSBE-së në Kosovë”, tha Thaçi.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, ambasadori Lamberto Zannier, ka thënë se misioni i OSBE-së mbetet i përkushtuar në përkrahjen e proceseve që ndihmojnë forcimin e paqes dhe stabilitetit, forcimin e demokracisë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në takim me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova promovon dialogun dhe pajtimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat