Thaçi: Dorëheqja ime hyn në fuqi në momentin e mosvotimit të Ushtrisë

Aktuale

Thaçi: Dorëheqja ime hyn në fuqi në momentin e mosvotimit të Ushtrisë

Më: 10 mars 2017 Në ora: 22:49
Presidenti i vendit Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është treguar mjaft  i prerë dhe i qartë, lidhur me projektligjin për ndryshimin e misionit të FSK, ndryshim i cili e shndërron Forcën e Sigurisë së Kosovës nga një organizatë civile, në institucion ushtarak, me detyrim për të mbrojtur sovranitetin dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Nuk ka asnjë kthim mbrapa. Së paku nga ana e ime. Unë do t’i kryejë të gjitha obligimet e mia procedurale. Një legjislacion që nuk voton ushtrinë e vendit e tij, nuk e meriton të vazhdojë. Jam I bindur se edhe qytetarët nuk do ta lejojnë. Do ta çojnë në shtëpi. Për këtë jam i sigurtë. E theksoj se dorëheqja ime hynë në fuqi në atë moment që ky Kuvend të mos e botojë. Hyn në fuqi momentin e mbarimit të atij mosvotimi” ka thënë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në RTK.

Ai potencoi për disa herë, se çështja e dorëheqjes së tij si President është shumë e parëndësishme, përballë faktit të mosvotimit për ndryshimin e projektligjit, që ë shëndërron FSK-në në ushtri të vërtetë, mosvotim i cili do t’I sjellë dëme ta pariparueshme vendit.

“Dorëheqja ime është e parëndësishme por dëmi më i madh do t’i bëhet Kosovës. Kjo shansë për të krijuar ushtrinë nuk do të vijë ndoshta as pas dhjetra vitesh. Është shumë e rëndësishme që në këtë momentum, të gjitha partitikë politke dhe depuetetët e Kuvendit të Kosovës janë për formin e ushtrisë. Nuk besoj që do të ndodhë. Kryeministri i vendit që është kryetarë edhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryetarë i Partisë Demokratike të Kosovës, me premtuan mbështetje për projektligjin”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është përgjigjur të gjitha pyetjeve dhe çështjeve që u ngritën gjatë këtyre ditëve në lidhje me shëndrrimin e FSK në Ushtri të vendit, pa u kryer më parë ndryshimet kushtetuese.

Presidenti Thaçi tha se akush nuk ka pasur arsye të befasohet për inicimin nga ana e tij të kësaj procedure, pasi ka pritur mjfat për tre vjet me radhë.

“ Realisht askush nuk ka pasë nevojë të jetë i befasur dhe askusht nuk besojë se ka qenë. Ska pse të befasohet. Kemi kaluar një process të gjatë,  9 vite nga shpallja e  pavarsisë dhe 18 vite nga liria e kosovës. Në kuadër të kësaj, duke rishikuar dhe vlerësuar dhe respektuar kushtetutën dhe ligjet si dhe rregulloren e punës së Kuvendit.  Kam inicuar projektligjin për themelimin e ndryshimin e FSK nga një mision civil në një Forcës të Sigurisë, apo thjesht Ushtri të Kosovës. Kanë qenë të informar të gjithë  faktorët relevant vendorë dhe ndërkombëtarë. Kanë qenë të informuar në detaje për të gjithë procesin. Kanë qenë të informuar edhe partnertët e koalicionit. Draftligji i është dorëzuar të gjithëve.  Gjithashtu, kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për gjithë procesin”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat