Thaçi merr edhe një mbështetje për ushtrinë

Aktuale

Thaçi merr edhe një mbështetje për ushtrinë

Nga: H.O. Më: 11 mars 2017 Në ora: 20:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesit e grupit 6 Plus

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar përfaqësuesit e grupit 6 Plus në Kuvendin e Kosovës. Presidenti Thaçi thotë se gëzon përkrahjen e tyre për formimin e ushtrisë.

Postimi i plotë:

Takova në Prizren përfaqësuesit politik të komuniteteve etnike të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës në grupin "6 plus". Jam i lumtur për përkrahjen e tyre të fuqishme transformimit të FSK-së në forcë ushtarake, multietnike dhe të integruar në familjen Euro-Atlantike. Kemi pajtim të plotë se koha ka ardhur që Kosova të ketë ushtri dhe se vajzat e djemtë tanë në uniformë do t'i shërbejnë gjithë Kosovës. HTH/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat