Gashi: Sulmi ndaj avokatit i ngjashëm me sulm ndaj një gjyqtari apo prokurori

Aktuale

Gashi: Sulmi ndaj avokatit i ngjashëm me sulm ndaj një gjyqtari apo prokurori

Më: 13 mars 2017 Në ora: 18:01
Avokati Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka thënë se plagosja e kolegut të tij Azem Vllasit, është një rast i rëndë madje e ka cilësuar të ngjashëm sikurse të sulmohej një gjyqtar apo prokuror.

Këto deklarime Tomë Gashi i dha në Info Magazine, teksa shtoi se puna të cilën e bën një avokat është tejet e rrezikshme pasi nuk kanë ndonjë zyrtarë që pakujdeset për sigurinë e tyre.

”Ai ka mund edhe të goditet edhe të sulmohet”.

”Kjo është tepër e rëndë, mirë që nuk ishte me fatalitet”.

”Si do që të jetë, sulmi i bër ndaj tij, tentimi apo sulmi ndaj një avokati është i njëjtë si i një vrasjes së një prokurori”.

”Ju e dini për shkak të punës që ne e bëjmë, ne shpesh herë themi se jemi në mes të dy zjarreve”.

”Puna jonë nuk është aq e lehtë siç duket. Ne gjithmonë i përgatisim lëndët e në bazë të ligjit i ofrojmë”.

”Rasti i sulmit të avokatit është 100% i njëjtë sikur të sulmohej gjyqtari apo prokurori”.

”Ata së paku janë të mbrojtur nga policia, kanë zyrtarë që përkujdesen për sigurinë e tyre ndërsa ne përkujdesemi vetë”.

”Ai është tentuar të vritet për shkak të punëve politike e jo për shkak të punës së tij”.

”Policia e Kosovës ka punë të mëdha sigurisht që pas identifikimit të emrave të personave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat