Murat Jashari para 10 ditëve kishte shkruar për Thaçin, ia përmendte banesat në Zvicër

Aktuale

Murat Jashari para 10 ditëve kishte shkruar për Thaçin, ia përmendte banesat në Zvicër

Më: 13 mars 2017 Në ora: 19:34
Hashim Thaçi

Murat Jashari, i cili është si i dyshuari kryesor për plagosjen e avokatit Azem Vllasi, ka pranuar të ketë dashur ta vrasë Vllasin.

Ndërsa, dhjetë ditë më parë, Murat Jashari kishte shkruar edhe për presidentin Hashim Thaçi në Facebook.

Jashari kishte shkruar se Hashim Thaçi për dy vjet i ka ndreqë 680 banesa në Zvicër.

Tutje në këtë shkrim ai thotë se gjyshi i Thaçi është djalë i priftit serb.

Thaçi, sipas tij, ka shkuar në Malajzi pasi atje janë bankat më të forta.

Postimi i plotë:

“N J O F T I M

Hashim Thaçi, për dy vjetë, i ka ndreqë 680 banesa në Zvicër.

Firma Orllati, athua sa % i merrë nga ndërtimi me eurot e Hashim Brojës?!

A thua, Hashimi, ku i morë gjithë ata pare?!

Sigurisht, gjyshi i tij Sinan Idrizi (djalë i priftit serb), ia ka lënë testament!

Athua, sa banesa i ka ndreqë në këto nëntë vjet në Austri e gjetiu?!

Po në Kosovën e varfër, sa banesa i ka ndreqë, e po i ndreqë?!

Hashimin Kosova kryetar e ka!!!

Jo rastësisht shkoj në Malajzi! Atje bankat janë më të forta.

Rrofshin kryeprokurorët e këtyre nëntë vjetëve të pavarësisë së “Republikës” të Kosovës!”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat