Ja skenari i vrasjes së "tradhtarëve" Thaçit, Veselit, Mustafës…

Aktuale

Ja skenari i vrasjes së "tradhtarëve" Thaçit, Veselit, Mustafës…

Më: 13 mars 2017 Në ora: 21:00
Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Kadri Veseli

Murat Jashari e ka pranuar se ka dashur ta vrasë Azem Vllasin, pasi atë e konsideron tradhtar, mirëpo në dëshminë e tij ai ka përmendur edhe kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Presidentin Hashim Thaçi

Jashari, që zyrtarisht është i dyshuari kryesor për plagosjen e Vllasit, ka thënë po ashtu se pos tij është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon.

Ai ka thënë se grupi shtrihet edhe në dy vende të tjera, pos Kosovës.

Jashari ka deklaruar edhe se ky grup ka për qëllim vrasjen e atyre që i konsiderojnë tradhtarë.

Në mesin e tyre ai ka deklaruar se ka edhe zyrtarë të lartë në shtetin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat