Policia jep detaje për organizatën "Syri i Popullit"

Aktuale

Policia jep detaje për organizatën "Syri i Popullit"

Më: 15 mars 2017 Në ora: 09:51
Murat Jashari

Policia e Kosovës e kontaktuar nga media nuk ka dashur të jap detaje lidhur me organizatën “ Syri i Popullit”, organizatë kjo që ka marrë përsipër plagosjen e avokatit Azem Vllasi.

Zyrtari për informim në PK Bajram Krasniqi ka thënë se aktualisht çështja e plagosjes së avokatit Vllasi është duke u hetuar, dhe njësitet elitare të policisë janë duke u marr me këtë rast, por se nuk mund të japin ndonjë detaj më shumë.

“ Është çështje që është në proces të hetimeve, për momentin po merren njësitë elitare në trajtimin e rasti. Vet fakti që kemi ardhur në rezultate  shumë shpejtë dhe ka të arrestuar tregon se kemi detaje, por se të cilat nuk mund t’i deklarojmë. Nuk mund të japim asnjë informatë tjetër në këtë fazë të hetimeve”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe në një komunikatë të dërguar sot në medie, organizata “Syri I Popullit” përves që ka marrë përsipër plagosjen e kanë quajtur Vllasin gjakpirës antishqiptar, duke shtuar se ai ka qenë një murtajë për shqiptarët e Kosovës dhe se sipas tyre ai ka punuar për interesat e Jugosllavisë.

Ata nuk janë ndalur me kaq, duke thënë  se do të hakmerren ndaj të gjithë atyre që kanë marrë votën e popullit dhe asgjë nuk kanë bërë për popull, por janë korruptuar e pasuruar mbi gjithë ata që në emër të luftërave çlirimtare janë pasuruar dhe për popull nuk kanë bërë asgjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat