Grabovci prokurorit: Fatmir Limaj e dinte se kujt i jepeshin tenderët

Aktuale

Grabovci prokurorit: Fatmir Limaj e dinte se kujt i jepeshin tenderët

Më: 15 mars 2017 Në ora: 10:49
Seanca ndaj Grabovcit gjatë dites së djeshme

(E plotësuar) - Ish-zëvendësministri i MTPT'së, Adem Grabovci sot gjatë seancës gjyqësore ka deklaruar së gjatë ushtrimit të këtij funksioni sa Fatmir Limaj ishte Ministër, nuk ka qenë në dijeni se kujt i janë dhënë tenderë për ndërtimin e rrugëve.

"Nuk ka qenë kompetencë e imja", është përgjigjur në Gjykatë deputeti i PDK'së, që po vazhdon dëshminë e tij në ditën e dytë në gjykimin ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve tjerë në rastin e njohur si MTPT. 

"Nëse një tender për ndërtim të rrugëve do t’i jepej një kompanie, a po dëshmoni se ju nuk keni pasur informacione se kush e ka fituar tenderin", ishte pyetja konkrete e prokurorit ndërkombëtar të EULEX'it. 

Grabvoci ka insistuar se nuk kishte dijeni për gjera të tilla. 

Më herët, ashtu sikurse në fund të seancës të së martës, prokurori ka lexuar në Gjykate disa SMS që kishte pranuar dëshmitari Grabovci gjatë kohës sa ishte zëvendësministër me MTPT. SMS të cilit shfaqin se në MTPT ishin kryer favore me asfallt në këmbim të votës për PDK, janë mohuar t’i ketë lexuar vetë Grabovci. 

"Telefoni e ka një te mirë, e ka aty delete. Kur bahen shumë, i fshij pa i lexu krejt.  Kur shoh qe më kan ardhë 20-30 sms, sem intereson hiq me i lexu, vetëm i fshi krejt", ka pretenduar Grabvoci në dëshminë e tij para Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Vazhdon edhe sot dëshmia e Grabovcit dhe SMS-të e Prokurorisë në gjykimin ndaj Limajt

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar vazhdimi i seancës gjyqësore në rastin MTPT, ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve tjerë, në të cilin po dëshmon Adem Grabvoci.

Prokuroi ka vazhduar ti lexojë sms-të që ka gjetur gjatë hetimeve, me anë të së cilëve pretendohet se drejtuesit e MTPT'se që janë të akuzuar kanë kryer shërbime me asfalllt në këmbim të votës për PDK. Gabovci edhe sot ka refuzuar se i ka lexuar ata sms. 

"Mua më kanë ardh edhe sms provokues, e edhe kërcënues, por zotërit prokuror nuk i paskan ra ne sy", tha Grabovci gjatë dëshmisë se tij në gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat