Senatorët e SHBA-ve kërkojnë hetime për paratë amerikane në Ballkan

Aktuale

Senatorët e SHBA-ve kërkojnë hetime për paratë amerikane në Ballkan

Më: 15 mars 2017 Në ora: 12:30
Harta e Ballkanit

Grupi i senatorëve amerikanë ka kërkuar nga sekretari i ri i Shtetit Rex Tillerson që të bëjë hetime në detaje lidhur me shpenzimet e parave amerikane në Ballkan, ndërsa në veçanti përmenden Shqipëria dhe Maqedonia.

“Kërkojmë hetime urgjente lidhur me atë se si janë shpenzuar paratë amerikane në Departamentin e Shtetit dhe USAID, për të mbështetur grupet politike të orientuara majtas dhe për të imponuar këtë opsion shteteve sovrane. Njëra prej grupeve të tilla, e cila ka pranuar para përmes USAID-it është Shoqëria e hapur, fondacion pas të cilit qëndron George Soros”, thuhet në letrën e gjashtë senatorëve amerikanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat