Çizhov: BE ka nisur të brengoset për dialogun Prishtinë-Beograd

Aktuale

Çizhov: BE ka nisur të brengoset për dialogun Prishtinë-Beograd

Më: 15 mars 2017 Në ora: 15:11
Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov

Ambasadori rus në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov deklaroi se edhe Bashkimi Evropian, dhe jo vetëm Rusia, ka nisur të shqetësohet lidhur me situatën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe se kjo situatë është pasojë e qasjes së njëanshme të BE-së.

Çizhov për portalin e Brukselit EurActiv.com tha se BE-ja ka intervenuar kur në veri të Mitrovicës ishte ndërtuar muri te lumi Ibër, ndërsa Prishtina u zemërua dhe kërkoi largimin e tij.

“BE-ja intervenoi dhe ata ndikuan në serbët që të pranojnë të shkatërrojnë amfiteatrin, ndërsa si shkëmbim  shqiptarët e Kosovës të tërheqin forcat e tyre speciale nga jugu i urës. Por, çfarë po ndodh me obligimin e Prishtinës që të formojë Bashkësinë e komunave serbe? Këtë nuk po e përmendin më , as shqiptarët e Kosovës, por as BE-ja”, tha Çizhov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat