Azem Vllasi: Murat Jashari tentoi të më vriste, shpëtova sepse u kacafytëm

Aktuale

Azem Vllasi: Murat Jashari tentoi të më vriste, shpëtova sepse u kacafytëm

Më: 15 mars 2017 Në ora: 18:39
Azem Vllasi

Avokati Azem Vllasi ka rrëfyer ngjarjen e aktit të plagosjes së tij.

Vllasi tha se sulmi që u bë ndaj tij nga Murat Jashari ishte vrasje e planifikuar.

Duke deklaruar se asnjëherë nuk ishte takuar me dorasin që atë ditë e plagosi atë, avokati pranoi se një gjë të tillë nuk e kishte pritur tani sidomos pas një periudhe të gjatë të pas luftës.

”Gjendja ime shëndetësore falë zotit dhe mjekëve është stabile. Duhet edhe disa ditë të rimëkëmbem”.

”Në ambientin tonë çdo gjë është e mundshme, por frikën kryesore e kam pasur dikund prej kohës kur dola prej burgut në vitin 1990-1999”.

”Kisha frikë po me hakmerreshin në mënyra të tjera. Pas luftës ishte një situatë tollovi, sbesojsha që dikush ka arsye të më mësynte mua”.

”Por kohëve të fundit 17 vjet pas luftës është një gja e çuditshme”.

”Unë e di që spiunazha të ndryshme të paguar sillen vërdallë në Kosovë e në një mënyrë shumë prej nesh jemi të rrezikuar”.

”Kam pritur të ndodhte dicka e tillë në kohën e regjimit serb, dihej nga të vie sherri amo të më ndodhte pas luftës në kohën e institucioneve në një shtet juridik me të vërtetë është brengosëse. Nuk është vetëm mua ajo cfarë më ndodhi por ambienti në të cilin po jetojmë”.

”Unë nuk e di as kush është Murat Jashari”.

”Para orës 8 të mëngjesit dikush i ra ziles. Mendova që dikush nga fqinjët, hapa derën e pash njeriun mendova që do të hynte”.

”Më tha kam diçka punë i pash disa letra në dorë. Më tha kam disa punë, çështje pronësore. Ka në këtë rrugën tjetër ka disa avokatë të tjerë. Më kërkoi një telefon, thash ti ndihmoj vazhdimisht tentonte të hynte në banesë, kur fillimisht nuk mundi të hynte derisa ia solla nr. kur dola me ia jap nr e telefonit ai u sul”.

”Praktikisht jemi kacafytur, me dorën e djathtë e ka nxjerrë revolen dhe e ka shkrepë me të”.

”Ai ka tentuar të më vrasë mua. Ajo ishte revole nuk ishte armë e ftohte ishte vrasje e planifikuar. Tentoi njëherë në gjoks, por nuk ia doli. Ishte vrasje e planifikuar”.

”Nga ajo kacafytje unë arrita t’ja kap dorën edhe më shkrepi në krah”.

”Praktikisht shpëtova lehtë. Një zhurmë është dëgjuar, gruaja tha që e ka pa tytën e pastaj ai personi ka ikur”.

”Dola në dritare u thash fqinjëve që përcilleni se dikush ka shti me armë”, ka thënë Vllasi në Info Magazine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat