Dalin detajet dhe fotot: Sherr në darkën Mustafa-Rama-Vuçiç në Sarajevë

Aktuale

Dalin detajet dhe fotot: Sherr në darkën Mustafa-Rama-Vuçiç në Sarajevë

Më: 16 mars 2017 Në ora: 07:30
Foto pas takimit

Kryeministri Rama është fotografuar në tavolinë me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç dhe atë të Kosovës, Isa Mustafa.

Ata janë fotografuar në një restorant në Sarajevë. Nuk dihet me saktësi tema e bisedës, por fotoja ka qarkulluar në “Twitter”.

Rama shihet që është në krah të Vuçiçit, ndërsa përballë tyre është Mustafa. Personi që ka publikuar foton shkruan “Gjithçka mund të ndodhë në Sarajevë”.

Por sipas mediave, darka nuk ka qenë e qetë mes kryeministrave të rajonit të mbledhur në Sarajevë dhe që të ftuar nga kreu i presidencës vendase kanë ngrënë një darkë në restorantin “Libertas” të qytetit.

Mediat serbe shkruajnë se kryeministri Aleksandar Vucic ka pasur një përplasje verbale me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa.

Shkak është bërë një vendim që ka nënshkruar këtë të mërkurë kryeministri i Kosovës për shtetëzimin e të gjitha pronave të ish-Jugosllavisë.

Siç mëson se “Blic” që në fillim të darkës Vuçiç i është drejtuar Mustafës: “Të lutem më thuaj çfarë po ndodh me grabitjen e pronës serbe në Kosovë?” ndërsa ka shtuar: “Ti ke ardhur vetëm apo me ndihmën e dikujt tjetër?”

Sërish sipas një burimi atmosfera në mesin e mysafirëve ishte “e tensionuar, dhe në disa raste e pakëndshme” për shkak të konflikteve mes Mustafës dhe Vuçiç. Gjithsesi askush nuk u largua nga darka “edhe pse për një moment u duk se kjo mund të ndodhte”.

I pranishëm në darkë ishte edhe Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, Mirko Saroviç, Ministri i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë dhe, si dhe ambasadorët e Serbisë dhe Shqipërisë.

Para darkës, Vucic tha se autoritetet e Prishtinës nuk mund të marrin vendim mbi pasuritë e ish-Jugosllavisë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat