Mediat kroate zbulojnë debatin e ashpër Mustafa-Vuçiç në darkën e mbrëmshme

Aktuale

Mediat kroate zbulojnë debatin e ashpër Mustafa-Vuçiç në darkën e mbrëmshme

Më: 16 mars 2017 Në ora: 11:19
Darka e Kryeministrave të Ballkanit Përendimor

Liderët e rajonit u mblodhën në Sarajevë në një samit, por darka e organizuar është shoqëruar nga tensione, madje thuhet se ka pasur edhe një incident.

Në darkën ku ishte i ftuar kryeministri Edi Rama, homologu i tij nga Kosova, Isa Mustafa dhe ai serb, Aleksandar Vuçiç, ka pasur një përplasje mes këtyre të fundit.

“Përplasje e ashpër në Sarajevë. Vuçiç sulmon kryeministrin kosovar në restorant. Darkë në prag të një incidenti: Përse po plaçkisni pronat serbe,” është titulli i gazetës kroate, Jutarnji List.

“Takimi mes kryeministrave Vuçiç, Mustafa dhe Rama është i pari i këtij lloji pas tensionit të ndjeshëm të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë,” shkruan faqja kroate.

Index shkruan se “Vuçiç i ulëriu kryeministrit kosovar”.

Sipas shkrimit, atmosfera ka qenë e tensionuar, e pakëndshme, aq sa dukej se pjesëmarrësit do e linin restorantin shumë shpejt.

Sipas Tanjug, Vuçiç i ka kërkuar Mustafës që të shpjegojë vendimin për sekuestrimin e pronave serbe në Kosovë.

“E ke marrë vetë vendimin apo me miratimin e dikujt tjetër,” ka thënë Vuçiç.

Në Sarajevë po zhvillohet samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Mikpritës është Denis Zvizdiç, kryetar i Këshillit të Ministrave në Bosnje-Hercegovinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat